ANGLI-Shifra e lartë e infektimeve në Britaninë e Madhe, ka bërë që qeveria të marri masa parandaluese. Ndërkohë sipas DailyMail, një nxitim i të rinjve për të shkuar në pube përpara bllokimit të dytë kombëtar të Anglisë mund të ketë nxitur një rritje rekord në rastet e infektimit me Covid-19.
Britania e Madhe ditën e djeshme ka regjistruar 3,470 raste pozitive të koronavirusit, 39 % më shumë se të enjten e kaluar. Ky shpërthim vjen një javë pasi fillojë bllokimi i dytë kombëtar i Anglisë. Ekspertët kanë thënë se kjo rritje e papritur mund të ketë ardhur si pasojë e shoqërimit në numër të madhe të njerëzve para bllokimit të dytë.
Carl Heneghan, drejtor i Qendrës së Mjekësisë së Bazuar në Prova në Universitetin e Oksfordit ka thënë se qeveria i ka marrë këto masa duke menduar se të gjithë do ti respektojnë, por duhej menduar se disa njerëz mund ta shihnin këtë si mundësin e tyre të fundit për të dalë.
‘Këto shifra po kalojnë nëpër çati dhe nuk është me të vërtetë e habitshme kur pamë skena si prag të Krishtlindjeve javën e kaluar para se të shkonim në izolim. Problemi është kur hartohen këto politika, Qeveria supozon se të gjithë do të sillen në të njëjtën mënyrë, dhe ata thjesht nuk marrin parasysh faktin se shumë njerëz e panë atë si një shans të fundit për të dalë,”-ka thënë ai.
Paul Hunter, profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore, gjithashtu tha se shoqërimi përpara bllokimit mund të ketë qenë një faktor.Dr Yvonne Doyle, drejtori mjekësor në Shëndetin Publik në Angli, tha se shumica e testeve u kryen midis 9 nëntorit dhe 10 nëntorit që do të thotë se njerëzit morën virusin në ditët që i paraprinë bllokimit kombëtar.
Në Britaninë e Madhe deri më tani janë regjistruar në total 1,290.195 raste të reja infektimi dhe kanë ndërraur jetë 50,928 pacientë.