• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Gjermania në alarm nga mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore, DW tregon çfarë ka zbuluar studimi i fundit

09/11/2021
in Botë
0
Gjermania në alarm nga mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore, DW tregon çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Gjermanisë po i mbarojnë forcat e kualifikuara punëtore, por vetëm 16% e sipërmarrjeve gjen punëtorë të huaj të kualifikuar. Një studim i fondacionit Bertelsmann kërkon për arsyet.

Gati 34 milionë vetë në Gjermani kanë një punë të rregullt. Ky është një rekord i ri.

Por në të njëjtën kohë po rritet numri i vendeve të punës të pazëna. Me daljen në pension të brezit të lindur në vitet me numër të konsiderueshëm lindjesh dhe zhvillimin demografik, po reduktohet numri i fuqisë punëtore potenciale në moshë pune.

Gjithnjë e më shumë sipërmarrje ankohen për mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar. Për ekonominë gjermane kjo po kthehet në një nga rreziqet më të mëdha.

Se sa po ashpërsohet gjendja, kuptohet nga një sondazh aktual i institutit të opinionit, Civey i kryer me porosi të Fondacionit gjerman Bertelsmann.

Nga 7500 siëprmarrje të anketuara aty, 66% dhanë përgjigjen, se nuk gjejnë dot sa duhet fuqi punëtore të kualifikuar. Në vitin e kaluar kjo shifër ishte 55%.

Nga viti në vit më e vështirë?

Gjendja ndryshon sipas degës, rajonit, profesionit dhe kualifikimit. Nëse pyeten sipërmarrjet që vuajnë nga mungesa e fuqisë së kualifikuar, se çfarë mungon më shumë, atëherë merr përgjigjen nga çdo e dyta firmë, se mungojnë personat me shkollim profesional të përfunduar.

Tek akademikët është çdo e katërta sipërmarrje. Ndërsa po të shikosh sektorët ekonomikë, vëren se sektori i shëndetësisë dhe ai kujdesit për të moshuarit vuan më së shumti nga mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore.

“Fakt është që po na mbarojnë forcat e kualifikuara”, paralajmëroi në gusht kreu i Agjencisë Federale të Punës, Detlef Scheele.

“Nga fuqia punëtore tek kujdesi për të moshuarit tek teknikët e klimës apo logjistika dhe akademikët. Gjithkund do të mungojnë forca punëtore.”

Sipas Scheele duhen 400.000 të huaj të kualifikuar në vit për të mbushur boshllëqet e tregut të punës. Në praktikë ardhja e fuqisë së kualifikuar punëtore nuk luan ndonjë rol të madh. Vetëm 16% e sipërmarrjeve sipas studimit të Berstelsmann thanë se po marrin forca punëtore nga jashtë.

Shumica përpiqen të tëheqin fuqinë punëtore të brendshme me oferta joshëse. Rroga më të larta, shkollim të mëtejshëm, apo oferta kujdesi për familjen.

Blaue Karte für ausländische Fachkräfte

Gjuha pengesa kryesore

Nga marsi 2020 është në fuqi në Gjermani një ligj që lehtëson fuqinë e kualifikuar punëtore nga shtetet jo-anëtare të BE të vijë në Gjermani. Megjithatë shumë sipërmarrje i tremben tërheqjes së fuqisë punëtore nga jashtë.

Arsyet janë të ndryshme. Por më kryesorja është shqetësimi për vështirësitë e komunikimit gjuhësor dhe vështirësia në vlerësimin e kualifikimit të aplikuesit.

Pak a shumë të njëjta, por me dallim në sektorë janë edhe përgjigjet e sipërmarrjeve që kanë rekrutuar ndërkohë fuqi punëtore nga jashtë. Këtu del, se disa rezerva nuk janë edhe aq të pajustifikuara.

Për shembull tek gjuha. Kurse pengesat burokratike nga ana tjetër dolën në anketim si më të ulta se sa dukej në fillim.

Symbolbild | Fachkräftemangel in Deutschland

Ulje e barrierave

Fondacioni Bertelsmann në studimin e tij arrin në përfundimin, se përpjekjet e politikë për të përmirësuar ardhjen e fuqisë punëtore kanë dhënë fryte. Për shembull përmes procedurës së përshpejtuar, përmes nxitjes së mësimit të gjuhës e përmirësimit të ofertës së informimit për njohjen e diplomave të huaja janë arritur rezultate.

Por “megjithatë pengesat për përftimin e fuqisë punëtore mbeten megjithë progresin e dukshëm”, paralajmëron Matthias Mayer, ekspert i migracionit në Fondacionin Bertelsmann.

Në studim 67% e sipërmarrjeve presin që vitin e ardhshëm të kenë më pak fuqi punëtore se sa kanë nevojë.

“Mungesa e fuqisë punëtore do të ashpërsohet më tej dhe përfundimi i saj nuk duket. Si shoqëri kemi nevojë për zgjidhje të qëndrueshme për të përballuar ndryshimin demografik dhe transformimin social-ekologjik”, thotë Mayer.

Detlef Scheele I Arbeitsagentur-Chef für 400.000 Migranten pro Jahr
Detlef Scheele

Partneritete ndër-kombëtare

Vendimtare shihet se si do të zbatohet ligji për ardhjen e fuqisë së kualifikuar punëtore.Këtu bën pjesë, sipas ekspertëve të migracionit që të bëhen më të kuptueshme kompetencat e fituara jashtë dhe njohja e tyre.

Një ide është krijimi i partneriteteve të shkollimit mes Gjermanisë dhe vendeve të tjera, që mund të kontribuojnë për përmirësimin e tërheqjes së fuqisë punëtore që dëshiron të vijë.

Në këtë drejtim 57% e sipërmarrjeve janë shprehur pozitivisht për më shumë ujdi ndër-kombëtare për ndërmjetësimin dhe shkollimin e fuqisë së kualifikuar punëtore.

Tags: Gjermanimungese e fuqise punetorepunetore te kualifikuar
Previous Post

Basha: Korrupsioni po varfëron qytetarët dhe po asfikson ekonominë! Zgjidhja, vettingu në politikë

Next Post

Arrestohet topografi i bashkisë së Himarës, falsifikoi pronën dhe më pas e shiti

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Arrestohet topografi i bashkisë së Himarës, falsifikoi pronën dhe më pas e shiti

Arrestohet topografi i bashkisë së Himarës, falsifikoi pronën dhe më pas e shiti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.