Udhëheqësit evropianë kanë paralajmëruar se festat e Krishtlindjes nuk do të jenë të njëjta, ato mund të ndalohen si pasojë e masave kufizuese.
Sipas DailyMail, shefi mjekësor i Irlandës ka paralajmëruar njerëzit që të mos të planifikojnë fluturime në shtëpi për pushime mes frikës se ata do të risjellin virusin nga vendet e tjera në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë Kryeministri i Irlandës Leo Varadkar ka thënë se është shumë herët për të treguar nëse njerëzit do të lejohen të shkojnë në shtëpi për pushime, por ka këshilluar që të mos rezervojnë ende fluturimet.
Kryeministri francez Jean Castex dhe Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn kanë deklaruar gjithashtu paralajmërime të ngjashme, duke thënë se njerëzit nuk duhet të planifikonin tubime të mëdha dhe se gjatë periudhës festive mund të ketë masa parandaluese.
Në Suedi eksperti i viruseve, Anders Tegnell ka deklararuar se kufizimet e udhëtimit mund të ndryshojnë papritmas para periudhës festive dhe se është shumë herët për të filluar hartimin e planeve.
Gjermania raportoi një numër rekord të rasteve të virusit ditën e sotme me 23,542 infeksione të konfirmuara në një periudhë 24-orëshe, ndërsa Britania e Madhe regjistroi një rekord prej 33,470 raste ditën e djeshme.