PARIS – Autoriteti Publik i Shëndetit në Francë rekomandon që personat nën moshën 30 vjeç të përdorin vaksinën “Pfizer” në vend të “Modernas”.
Zyrtarët e shëndetit publik francez konstatojnë se rreziku i infektimit me COVID-19 për personat që vaksinohen me “Pfizer” është 5-her më i ulët në krahasim me “Modernan”.
“Për pjesën e popullsisë nën 30 vjeç, rreziku i shfaqjes së virusit është pesë herë më i vogël me vaksinën ‘Pfizer’ në krahasim me vaksinën ‘Moderna’ “, shkruan ASHP-ja franceze.
Për më tepër, ASHP-ja në Francë shprehet se rekomandimi i saj është i vlefshëm deri në publikimet e zbulimeve të mëtejshme shkencore. Gjithashtu, ajo ka sugjeruar që personat mbi 30 vjeç mund të vaksinohen me “Moderna”.
Operatori Rregullator Europian për Përdorimet e Barnave miratoi përdorimin e vaksinës “Moderna” për të gjitha grpet mbi 18 vjeç të paktën 6 muaj pas dozës së dytë.
Marrë nga “Reuters”