Të paktën katër foshnja kanë humbur jetën për shkak të zjarrit që shpërtheu në repartin e spitalit të fëmijëve Kamla Nehru në Bhopadi në Indinë Qendrore.
Kryeministri i shtetit të Madhya Pradesh, Shivraj Chauhan ka reaguar i keqardhur, ndërsa ka urdhëruar një hetim për të sqaruar shkaqet e rënies së zjarrit. Ndërkohë në momentin e shpërthimit të zjarrit në repart ndodheshin 40 fëmijë.