Arkeologët në Izrael kanë zbuluar se, në të kaluarën, njerëzit përdornin një unazë për të parandaluar dhimbjen e kokës pasi e kishin tepruar me alkool.
E zbuluar në qytetin Yavne, bizhuteria e lashtë mendohet se përdorej për të sjellë sa më shpejt në vete ata që e ekzagjeronin me alkoolin.
“Guri vjollcë që ka kjo unazë është lidhur me shumë benefite. Një prej tyre ka qenë edhe parandalimi i efekteve anësore kur konsumon shumë alkool”.