TIRANË- Lulzim Basha: Të gjithë së bashku, duhet t’i japim fund tentativave të Serbisë për të rishkruar historinë, për të fshehur të vërtetën tonë historike e për të njollosur luftën e lavdishme çlirimtare të Kosovës. #LiriaKaEmer. Ne nuk mund të heshtim apo të qëndrojmë duarkryq ndaj pandëshkueshmërisë së personave përgjegjës për krimet çnjerëzore të bëra ndaj shqiptarëve, gjatë regjimit të Millosheviçit. #LiriaKaEmer