Granit Cana është i eliminuari i radhës nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Ish-futbollisti doli mbrëmë jashtë, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 100 mijë eurosh.
Gjatë qëndrimit në shtëpi ai u përfol shumë për një lidhje me Fifin, por në fund, modeli vendosi të tregojë se është i dashuruar me një vajzë jashtë shtëpisë dhe se këngëtaren e sheh vetëm si motër. Pas kësaj deklarate, ai i tha Fifit se ka qenë afrimiteti i madh i saj ai që e ka penalizuar dhe që nuk e ka lënë të njihet edhe me të tjerët aty brenda.
Më pas, ishte po vetë ai që i kërkoi artistes të kalonin kohë bashkë, sepse Fifi ishte i vetmi njeri së cilit mund t’i besonte aty brenda. Pas daljes së Granitit, ka reaguar për herë të parë edhe e motra e tij, Genta Cana.
Ajo publikoi në Instastory-n e saj një foto që i ka bërë të vëllait gjatë kohës që ishte në studio me Arbanën, krahas së cilës shkroi: “Bravo Granit Cana. Mbaroi më në fund”.
Postimi i Gentës për Fifin në rrjete sociale pasi Graniti i tha se dëshiron të ketë vetëm një raport shoqëror, bëri xhiron e rrjetit. Mes fjalëve që ajo kishte shkruar, ishin edhe “shpëtove nga ajo psikopate dhe e sëmurë mendore”.
Për shkak të keqkuptimit të madh të krijuar te publiku, Genta tha gjatë një interviste për “Prive” se ka kërkuar që të shkojë të martën në shtëpinë e “BBV” për të folur publikisht, por për shkak të punëve kjo gjë nuk u realizua.