Më 14 nëntor në Budapest të Hungarisë do të mbahet eventi i madh i ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2021.
Në këtë mbrëmje të madhe çmimesh pritet të marrin pjesë emra të mirënjohur të skenës evropiane dhe mbarëbotërore.
Mes tyre edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë faqja zyrtare e eventit, e po ashtu është konfirmuar nga Rita Ora.
Pra, Rita do të jetë në Hungari mbrëmjen e 14 nëntorit.
Më herët, Rita Ora dukej e lumtur teksa zbuloi se ka përfunduar xhirimet e sezonit të tretë të “The Masked Singer UK”.
Këngëtarja, 30 vjeçe, njoftoi lajmin në Instagram ku shkruante:
“Shumë e lumtur dhe mirënjohëse që përfundova një tjetër episod mahnitës të “The Masked Singer”. Me të vërtetë të përulur dhe të sinqertë të ftuarit që kemi këtë vit!!do të mbeteni pa mend!! Shumë e emocionuar!!”