Shifra rekord të infektimeve janë raportuar në Belgjikë. Situata epidemiologjike vijon të jetë shqetësuese për vendin, ndërsa mesatarja e rasteve ditore në ditë i kalon 10,000 të prekur.
Autoritetet shëndetësorë njoftojnë se shtrimet në spitale janë rritur me 21%.
Nga data 3 deri në 9 nëntor mesatarisht u regjistruan 10, 081 të prekur, një rritje kjo prej 39%.
Ndërsa nga data 6 deri në 12 nëntor , u raportuan 207 shtrime spitalore në ditë.
Aktualisht 2, 391 pacientë ndodhen të shtuar në spitalet Covid, 487 prej të cilëve ndodhen në kujdes intensiv.