Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri drejt një mjeti të llojit ‘Audi’ në zonën e Astirit në Tiranë. Mësohet se të dy trupat e pajetë janë ende brenda mjetit me ngjyrë të bardhë që ndodhej i parkuar pranë një kryqëzimi në zonën e Astirit në momentin që u qëllua me breshëri plumbash.