Qindra qytetarë u mblodhën sot në një protestë të thirrur nga shoqata për mbrojtjen e Luginës së Drinit të Zi. Protesta u zhvillua në bulevardin “Elez Isufi”, ku thirrjeve kundër ndërtimit të Skavicës, të shoqatës iu bashkuan intelektualë, drejtues të shoqatave të tjera dhe qindra qytetarë. Ato firmosën edhe një peticion që do t’i dërgohet qeverisë dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Me pankarta në duar qytetarët protestuan për rreth në orë, ku shpalosën argumentet e tyre pse janë kundër këtij HEC-i që përmbyt përgjithmonë 32 fshatra, me rreth 12 mijë banorë dhe më shumë se 13 mijë hektarë tokë.
Kryetari i shoqatës për Mbrojtjen e Luginës së Drinit të Zi, Nazmi Drizi thotë se nuk pranohet një vepër që do të mbysë Dibrën, të bëhet “pazar” në Kukës.
Fjalën e morën edhe të tjerë intelektualë, historianë, ekspertë mjedisi të cilët theksuan problematikat që shkakton një rezervuar kaq i madh, jo vetëm për ato që do të zhvendosen, por edhe ato që do të mbetet të jetojnë aty.