ITALI– Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë zhdukur, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Italinë për të paktën katër ditët e fundit. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se konkretisht Sardegna është përfshirë nga një mot i ashpër me rrebeshe shiu dhe jo vetëm.
Breshëri nuk ka pasur të ndalur për orë me radhë duke sjellë dëme të shumta materiale, por edhe në njerëz.
Komuna e Pirit në Cagliari është përmbytur plotësisht, ndërsa dhjetëra fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Shumë shtëpi janë shembur gjithashtu. Nga ana e autoriteteve është bërë thirrje që të qëndrohet në banesa me furnizimet e marra ushqimore që kanë pasur deri më tani.