• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Tirana me valën më të rëndë të pandemisë në 2021, fatalitetet u rritën me 44%

15/11/2021
in Aktualitet
0
Tirana me valën më të rëndë të pandemisë në 2021, fatalitetet u rritën me 44%

Tirana është qyteti që ka vuajtur më shumë nga pandemia përgjatë 9 muajve të këtij viti, sidomos në tremujorin e parë, e reflektuar në një rritje të lartë të fataliteteve në krahasim me periudhën para pandemike. Sipas të dhënave të INSTAT, për 9 mujorin 2021, në kryeqytet u shënuan 5546 humbje jete, me një rritje të lartë prej 44% në krahasim me mesataren e të njëjtës periudhë 2016-2019, nga 31.5% që ishte mesatarja kombëtare. Edhe në raport me 9 mujorin 2020, vdekshmëria shtesë në Tiranë është rritur me 20%.

“Numri i lartë i fataliteteve në Tiranë ka si arsye kryesore dendësinë e lartë të popullsisë në raport me qytetet e tjera, duke favorizuar përhapjen më të madhe të virusit. Dihet tashmë se në qendrat e mëdha urbane ku grumbullimet janë edhe më të larta, infektimet përhapen më shumë e për pasojë edhe fatalitetet janë më të mëdha. Në dy valët e tjera të pandemisë, Tirana kishte më pak fatalitete në raport me popullsinë si pasojë e masave të larta kufizuese dhe vetë ndërgjegjësimit më të lartë të qytetarëve për tu mbrojtur se sa në rrethe. Gjatë vitit 2020 në Tiranë virusi u përhap më shumë në zyrat, institucione dhe qendra të punës, ndërsa këtë vit kishte një përhapje të lartë familjare, sidomos gjatë dimrit”, thotë Petrit Malaj, mjek pneumolog në Tiranë.

Ai shton se gjatë vitit 2021 masat kufizuese ishin më pak strikte dhe vigjilenca humbi të një pjesë e popullsisë në moshë, e cila është edhe më e rrezikuara nga pandemia. Më e rënduar situata në kryeqytet ishte në tremujorin e parë 2021. Gjatë janar-marsit të këtij viti u regjistruan 2,701 vdekje, me rritje prej 82% në krahasim me mesataren përkatëse 2016-2019, në dy tremujorët në vijim vdekshmëria shtesë ishte rreth 20% më e lartë sesa në periudhat përkatëse mesatare 2016-2019.

Vendin e dytë për rritjen e fataliteteve e mban Vlora, me +42.6%. Qyteti bregdetar vitin e kaluar kishte rritje të ulët të vdekshmërisë, ndërsa duket se vala e ka goditur këtë vit. Pas Vlorës renditet Fieri, me shtesë 40.3%, i ndjekur nga Durrësi me 34%.

Shkodra dhe Lezha, të cilat vitin e kaluar shënuan rekordin e vdekshmërisë shtesë kanë regjistruar rritje më të ulët të fataliteteve këtë vit sesa qytetet e tjera (përkatësisht +31.8% dhe +27.5%).

I vetmi qark që ka shënuar rënie të vdekshmërisë për 9 mujorin 2021 është Kukësi, ku fatalitetet u reduktuan me 3%. Në vitin 2020, rritja më e lartë vjetore e fataliteteve ishte në Shkodër (+34%), Tiranë (+32%), Elbasan (31.3%), Shkodër (31%).

Që nga fillimi i pandemisë 11 mijë vdekje shtesë në vend

Që nga prilli 2020, kur vala e pandemisë filloi të jepte pasojat e para në Shqipëri deri në fund të shtatorit 2021, në vend janë shënuar rreth 11 mijë vdekje shtesë në krahasim me mesataren e periudhave përkatëse 2016-2019. Të dhënat janë përpunuar nga Monitor, bazuar në treguesit demografikë tremujorë të INSTAT.

Për gjithë 9 mujorin, në vend janë shënuar 21,471 humbje jete, me një rritje prej 18% në raport me të njëjtën periudhë të 2020-s, për shkak të fataliteteve të larta që ndodhën sidomos në tremujorin e parë të këtij viti. Në krahasim me mesataren e 9 mujorit 2016-2019, fatalitetet në vend për janar-shtator 2021 janë rritur ndjeshëm me 31.6%.

Sipas tremujorëve, shtesa më e lartë e jetëve të humbura ishte në tremujorin e katër 2020 (+3,380) dhe të parin 2021 (+3,322). Pandemia filloi të japë pasoja në humbjen e jetëve që në tremujorin e tretë 2020 (+1,684), ndërsa efektet vijuan të ndiheshin dhe në prill-qershor të këtij viti (+729) dhe korrik-shtator (+1,097).

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewsfatalitetetvala e trete e pandemisevdekjet nga covid
Previous Post

Moti i keq përmbyt Italinë, vdes 1 person, 4 zhduken

Next Post

‘Ditë të ngarkuara, do t’ju duhet të merrni një vendim!’ Horoskopi i javës nga Paolo Fox

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Horoskopi nga Paolo Fox

'Ditë të ngarkuara, do t'ju duhet të merrni një vendim!' Horoskopi i javës nga Paolo Fox

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.