Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me anëtarët e Kryesisë që janë pro tij për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Bëhet me dije se në takimin me Berishën kanë qenë prezentë: Belind Këlliçi, Edi Paloka, Albana Vokshi, Gent Strazimiri, Aldo Bumçi, Ivi Kaso dhe Flamur Noka.
Pak ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha dorëzoi në PD 4200 firmat për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Nëpërmjet tyre, Berisha kërkon largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë dhe marrjen vetë nën kontroll të partisë.