Nga 1 janari 2021 qeveria do të japë 1.2 mld lekë për rimbursimin e ilaçeve COVID. Lajmin e bëri të ditur Deputeti i PS-së, Anastas Angjeli, i cili tha se duke parë vijimin e pandemisë dhe përshpejtimin e saj, është marrë në konsideratë kjo çështje.
“Duke parë vijimin e pandemisë dhe përshpejtimin e saj, ne morëm në konsideratë një çështje jetike, që është futja e paketës së ilaçeve për kurimin nga COVID-19, në paketën e ilaçeve me rimbursim, nga përllogaritjet e bëra është e nevojshme shtimi i buxhetit me 1.2 miliardë lekë, për të rimbursuar ilaçet për çdo person që preket dhe kurohet me ilaçet. Po tek ministria e Shëndetësisë, një çështje tjetër që ka të bëjë me njerëzit në nevojë ka të bëjë me shtimin me 1 miliardë lekë pagesën e papunësisë”, tha deputeti i PS-së, Anastas Angjeli në Komisionin e Ekonomisë.