Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me në krye kërkojnë që mbandati i tyre të mos jetë i kufizuar. Në shkresën e pubikuar nga Faxweb shihet se firmat e të gjithë prokurorëve dhe të kreut të SPAK, Arben Kraja shprehen se duke pasur një mandat të pakufizuar do jenë më të sigurtë në punën e tyre për hetime të botës së krimit dhe politikanëve të korruptuar pasi nuk do ta kenë më frikën e kërcënimit pasi t’i përfundojë mandati.
Kërkesa tashmë i është dërguar, Kuvendit, komisionit të ligjeve KLP, EURALIUS, OPDAT dhe Ambasades Amerikane në Tiranë, Yuri Kim.