Pas krimit të rëndë që tronditi vendin ku Klodian Çalamani vrau me lopatë dhe më pas groposi një fëmijë 8-vjeçar, SHÇBA ka nisur hetimet ndaj policisë së Fierit.
Raportohet se SHÇBA po heton lidhur me veprimet e policisë, për denoncimet e vazhdueshme që kanë bërë qytetarë të ndryshëm ndaj autorit të krimit.
Disa banorë janë shprehur se autori ishte problematik dhe shpesh herë është akuzuar, për përdhunim, dhunë e rrëmbim të personave.
Njoftimi i SHÇBA:
Fier – Pas publikimit në media të disa deklaratave prej banorëve në fshatin Greçalli të Fierit në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së të miturit nga shtetasi i dyshuar, Klodian Çalamani, SHÇBA njofton se ka nisur procedurat hetimore mbi veprimet e Policisë Fier në lidhje me denoncimet e kryera ndaj autorit përpara ngjarjes së datës 16.11.2021.
SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.