Një automjet është djegur në orët e para të së enjtes në fshatin Mborje të Korçës. Bëhet e ditur se zjarri ka rënë rreth orës 02.30, ndërsa automjeti tip “Benz” ishte i parkuar në rrugë, pranë banesës së pronarit Ariel Cene.
Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.