Mbledhja e Posaçme e drejtuesve të institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Shkollës së Magjistraturës përzgjodhën 7 kandidatë për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe 8 emra për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Trupa e drejtuesve të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Shkolla e Magjistraturës përzgjodhën 7 emra që do të shkojnë për votim në Kuvend si kandidatura për vendet vakante në dy institucionet e reja të drejtësisë, përkatësisht për 2 vende në KLGJ dhe 2 vende në KLP.
Pas seancës dëgjimore, ku të gjithë kandidatët kishin 10 minuta kohë për të prezantuar platformën e tyre dhe 10 minuta për t’ju përgjigjur pyetjeve, trupa e pedagogëve zgjodhi emrat që do i kalojnë për votim Kuvendit. Kuvendi zgjedh anëtarë për secilin institucion midis kandidatëve me 2/3 e votave të deputetëve.
Konkretisht emrat që i kalojnë Kuvendit për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit janë:
Alban Koçi (Universiteti i Tiranës) 1 vota
Ilir Rusi (Universiteti i Tiranës) 3 vota
Orjona Muçollari (Universiteti i Tiranës) 3 vota
Yllka Rupa (Universiteti Luigj Gurakuqi Shkodër) 1 vota
Idlir Duhanxhi (Universiteti Luigj Gurakuqi Shkodër) 0 vota
Endri Papajorgji (Tiranë Business University) 12 vota
Indirt Shtupi (Universiteti Mesdhetar) 6 vota
Emrat që i kalojnë Kuvendit për Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë:
Mirela Bogdani (Shkolla e Magjistraturës) 5 vota
Alban Koçi (Universiteti i Tiranës) 1 vota
Ilir Rusi (Universiteti i Tiranës) 0 vota
Yllka Rupa (Universiteti Luigj Gurakuqi Shkodër) 2 vota
Idlir Duhanxhi (Universiteti Luigj Gurakuqi Shkodër) 0 vota
Endri Papajorgji (Tiranë Business University) 6 vota
Sajmir Vishaj (Universiteti Luarasi) 12 vota
Indirt Shtupi (Universiteti Mesdhetar) 0 vota