Dhjetra qytetarë kanë nisur sot një marshim nga Sheshi Nënë Tereza si homazh për vrasjen e vogëlushit 8- vjeçar, një krim që ka shokuar mbarë opinionin publik.
Marshimit i është bashuar edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila tha se kërkesa e familjarëve dhe të afërmëve për rikthimin e dënimit me vdekje nuk është një vendimmarrje që mund të merret nën ndikimin e emocioneve të forta që ka shkaktuar ngjarja.
“Jam në dijeni, këto janë momente të forta emocionale e në këto momente ndoshta s’është vendimmarrja e duhur. Shqiperia e ka adresuar një moment të tillë.
Shqiperia është pjesë e standarteve të BE dhe nuk mendoj që ky dënim s’do jetë ai që do bëjë të mundur marrja e këtij vendii s’do jetë gjëja e duhur për të adresuar, ka shumë probleme të tjera që do i adresojme që sa të mundemi të ecim para e të parandalojmë ngjarje të tilla, janë vendimamarje që s’duhen marrë në emocione të tilla të forta”, tha Nikolla për mediat.