Një ngjarje tronditëse është shënuar ditën e sotme në Austri. Sipas mediave atje, një 59-vjeçar me origjinë serbe ka vrarë me thikë gruan e tij shqiptare.
Viktima mendohet se ishte rreth të 50-ve.
Serbi e qëlloi gruan nga Shqipëria pas një sherri dhe arma e krimit ishte një thikë kuzhine.
Ndërkohë që një zëdhënëse e policisë tha se ata kanë marrë informacion nga fqinji i çiftit.
“Vrava gruan”, mësohet të ketë thënë serbi teksa ka parë policinë.
Deri më tani nuk dihen arsyet e këtij krimi, ndërsa policia është duke hetuar në këtë drejtim.