Policia e Shkodrës i ka vënë prangat një 33-vjeçari pasi ka dhunuar shtazërisht bashkëshorten e tij.
Nga Seksioni për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi i shtetasit A. P., 33 vjeç banues në fshatin Mushan, Njësia Administrative Dajç, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij ku si pasojë i ka shkaktuar dëmtime në disa pjesë të trupit.