Në një takim me kryetarët e Bashkive dhe prefektët për pastrimin e territorit në zona bregdetare, kryeministri Edi Rama deklaroi kostoja e pastrimit është më e lartë se tarifa për qytetarët.
Sipas kryeministrit plehrat në rrugët kombëtare janë përgjegjësi e qytetarëve.
Ai gjithashtu shtoi se duhet adresuar edhe vendosja e gjobave për ata që ndotin ambientet.
“Kjo është një sfidë qytetarë. Është shumë e qartë që pastrimi ka një kosto që është më e lartë se çfarë bashkitë i faturojnë qytetarëve dhe bizneseve. E them këtë për të gjithë ata që në vend se ta fillojnë nga vetja, por e fillojnë ne paguajmë taksa bashkitë nuk na përgjigjen. Që të jemi të qartë kontributet përmes tarifave të pastrimit janë nën kostot e pastrimit për Bashkitë. Kjo bën që Bashkitë të përballojnë me fonde ekstra një pjesë të kostos. Plehrat në rrugët kombëtare janë akte papërgjegjshmëri e mijëra njerëzve që hapin dritaren e makinës dhe i hedhin. Na duhet një qasje më agresive në këtë fushë. Të adresojmë edhe atë që qytetarët e kërkojnë me ngulm, gjobat”, tha Rama.