Është ulur numri i viktimave dhe i rasteve të rejave COVID-19 në vendin tonë, krahasuar me një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga koronavirusi 6 qytetarë, teksa janë konfirmuar 465 raste të reja nga 3660 testime të kryera.
Viktimat u shënuan një qytetarë nga Shkodra 56 vjeçe, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-86 vjeç, një qytetar nga Kavaja 77 vjeç, një qytetar nga Korça 78 vjeç. Në të gjithë vendin janë 8175 pacientë aktivë me COVID-19 . Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 139 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.