Familjarët e Mateos 8-vjeçar i cili u vra nga Klodian Çalamani, ditën e sotme kanë mbërritur tek paraburgimi i Vlorës, ku po mbahet autori i ngjarjes kriminale.
Ata kanë tentuar që të hyjnë me forcë në ambientet e paraburgimit duke shtyrë portën e hekurit. Në disa momente është dashur ndërhyrja e forcave policore për të sprapsur familjarët të cilët kërkojnë dënim me vdekje të Klodian Çalamanit i cili vrau me kazmë në kokë 8-vjeçarin dhe më pas e groposi në oborr.
“Po na qan zemra. Nxirreni të poshtrin. Nxirreni kriminelin. Merrjani jetën, tortura.”
“Dua të vërtetën. Dua drejtësi për atë kriminel të mallkuar. I poshtri. Duam të dimë pse e vrau. Duam drejtësi. Duam të dimë të vërtetën se pse e vrau një fëmijë 8-vjeç. Mos na e fshihni kriminelin. Ju mbani kriminelin një kriminel. Për ça e mbani në izolim?! Të vijë të flasë këtu me ne”, tha nëna e vogëlushit.