TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur foltoren që kishte paralajmëruar të mbante me gratë demokrate.
Foltores së radhës i është bashkuar edhe gruaja e Sali Berishës, Liri Berisha. Ajo i ka dalë në mbështetje bashkëshortit të saj në betejën kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Liri Berisha gjithashtu u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
 
	    	 
                                 
		    
 
                                 
                                









