Pesë persona kanë vdekur dhe mbi dyzet u plagosën pasi një makinë mori përpara turmën e njerëzve në një panair për Krishtlindje në Wisconsin të SHBA.
Pamjet e postuara në internet tregojnë një automjet sportiv të kuq (SUV) duke përplasur njerëzit, mes të cilëve edhe fëmijë, në panair në qytetin e Waukesha, në perëndim të Milwaukee. Deri më tani, incidenti nuk duket të jetë sulm terrorist sipas autoriteteve, por ende nuk jepen detaje të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë është arrestuar edhe autori i ngjarjes, teksa ditën e sotme është urdhëruar mbyllja e të gjitha shkollave në Milwaukee dhe po ashtu njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi.