Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë ka kaluar për herë të parë vetëm përvjetorin e saj të martesës. Mbretëresha dhe Princi Philip u martuan më 20 nëntor 1947 dhe kaluan më shumë se shtatë dekada së bashku, deri në vdekjen e Philip në prill të këtij viti, në moshën 99-vjeçare. E shtuna shënoi 74-vjetorin e martesës së tyre.
Dasma e tyre në Westminster Abbey, kur ata ishin ende Princesha Elizabeth dhe Toger Philip Mountbatten, tërhoqi vëmendjen mbarëbotërore dhe ndodhi vetëm pesë vjet përpara se Elizabeth të ngjitej në fron pas vdekjes së papritur të babait të saj, mbretit George VI.
Çifti gëzonte partneritetin më të gjatë të çdo sovrani britanik. Pas vdekjes së Philip, Mbretëresha tha se familja e saj ishte “në një periudhë trishtimi të madh”.