39-vjeçari Darrell Edward Brooks Jr. është arrestuar si i dyshuar për incidentin me të paktën 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në SHBA.
Mësohet se Brooks është një person me të kaluar kriminale ku është liruar nga burgu dy ditë më parë, pasi kishte paguar një garanci prej 1000 dollarësh për tre kundërvajtje dhe dy vepra penale.
Ai është akuzuar për rezistencë ndaj policisë në arrestim, për krime seksuale, të shkatërrimit të pronës, armëmbajtje pa leje, dhunës në familje dhe akuza në lidhje me drogën.
Ndërsa drejtonte një makinë, ai kaloi perimetrin e sigurisë duke u futur me shpejtësi të lartë në turmën e një parade Krishtlindjesh, duke marrë përpara të rritur dhe fëmijë.