Sarah Berisha dhe Dj PM kanë shkëmbyer brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ puthjen e tyre të parë. Pas refuzimit për një darkë romantike që Pajtimi i bëri mbrëmjen e djeshme Sarah, ka ardhur edhe puthja e shumëpritur.
Ishte Sara ajo e cila bëri hapin e parë dhe e puthi. ‘O ca më bëre ti’- i thotë më pas DJ. Pas puthjes ajo e pyet se nëse nuk i pëlqeu dhe Pajtimi thotë se “ishte e papritur”.
Saraj i thotë nga ana tjetër se iu duk moment i përshtatshëm. Puthja e shumëpritur ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse në “Big Brother Vip” do të krijohet çifti i parë.