MIRDITË– Çështja e ndërtimit të HEC-eve në zonën e Kaçinarit në Mirditë ka përfunduar sot në Gjykatën e Lezhës. Pas kallëzimit penal që bënë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), banorët e zonës, sot janë përballur në Gjykatë.
Por çështja kaloi për procedim në Prokuroria e Lezhës, për veprat penale “Shpërdorim Detyre” dhe “Falsifikim Dokumentesh” por hetuesit kanë dalë në konkluzionin se nuk ka element të veprës penale dhe dërgoi çështjen për pushim hetimesh në gjykatë.
Ndërkohë që avokatët mbrojtës e konsiderojnë absurd kërkesën e Prokrorisë ërp mbylljen e hetimeve. Ata pretendojn se leja është dhënë në kundërshtim me ligjin për faktin se zona ku do ndërtohet HEC-et rezulton të jetë monument natyre.
Gjykata e Lezhës prite të marrë një vendim më 16 dhjetor nëse do të pranojë apo jo kërkesën e Prokurorisë. Koncesioni për ndërtimin e 5 HEC-eve në zonën e Kaçinarit në Mirditë është dhënë në vitin 2018, por deri tani kompania nuk është lejuar nga banoret të nisë punën, të cilët kanë protestuar kundër punonjësve.