Presidenti Meta iu bashkua Sali Berishës kur tregoi se si e ka provuar shijen e tradhtisë nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vitin 2019, kur fillimisht i kërkoi dekretin për zgjedhje lokale në 13 tetor dhe pastaj as nuk u regjistrua në KQZ për të marrë pjesë në to, duke i dhënë të drejtë mazhorancës në interpretimin e fakteve. Meta tha se Basha u bë palë me Ramën, duke i dhënë në fund atij të gjithë pushtetin vendor.
“Kujt i shërbeu Lulzim Basha duke mos e regjistruar PD edhe për zgjedhjet e 13 tetorit për dekretin e presidentit që e kërkoi vetë? Ishte në sinkron të plotë me anëtarët e PS-së në KQZ që organizuan zgjedhjet e paligjshme të 30 Qershorit. Basha nuk i shërbeu vendit dhe as opozitës duke e përjashtuar nga qeverisja vendore. Ai jo vetëm nuk e mbështeti presidentin, por mungesa e kërkesës në KQZ që ia kërkuan aleatët, u përdor nga mazhoranca në Komisionin e Venecias, për të treguar se edhe presidenti nuk i donte zgjedhjet përderisa PD nuk u regjistrua në zgjedhje. është e qartë se Basha nbështeti kreun e Rilindjes për kapjen e pushtetit vendor. Mbështeti kreun e Rilindjes edhe për sulmet ndaj presidentit, se dekretin e presidentit nuk e respektoi as Basha e s’kishte si ta respektonte mazhoranca” tha Meta.