TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht pas akuzave të presidentit Ilir Meta se i kishte kërkuar me lot në sy shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, 3 vite më parë. Fill pas deklaratës së presidentit, nga selia blu u shpërnda një deklaratë zyrtare, ku shkruhet se kreu i shtetit po tenton që të përçajë demokratët.
Deklaratë e Partisë Demokratike:
Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij.