Lajm i trishtë për artin shqiptar. Është ndarë nga jeta artisja e njohur shqiptare Hueyda El Saied.
Hueyda El Saied është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën nuk e ka fituar duke mbyllur sytë përgjithmonë.
Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët. Ajo ishte një artiste në shumë fusha. 46-vjeçarja kishte një djalë, ndërsa prej disa kohësh jetonte në Luksenburg së bashku me partnerin e saj.