Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Erdet Çapokun.
Togat e zeza e kanë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kunatës. Enkeleda Çapoku u vra nga kunati në sy të vajzës së mitur. Krimi i rëndë ndodhi në janar të 2020, në banesën e viktimës, Enkeleda Çapoku, e cila jetonte me vajzën dhe nënën, pasi burri i saj ndodhet në burg i dënuar me 10 vite për trafik droge.
Autori i dehur shkoi në shtëpinë e 35-vjeçares dhe pasi debatoi, e qëlloi me sende të forta disa herë. Konflikti mes tyre dyshohet se nisi kohë më parë, kur viktima e largoi nga banesa kunatin ndërsa ky i fundit kërkonte t’i kthente disa orendi.
35-vjeçarja, e kishte denoncuar për përndjekje kunatin e saj, Erdet Çapoku. Ky i fundit kishte nisur të shfaqet sjellje agresive ndaj kunatës për shkak të dyshimeve se, kishte krijuar lidhje jashtëmartesore gjatë kohës kur vëllai i tij ndodhej në burg.