Pas vendimit të kryeministrit Rama për të emëruar zv/ministër të Financave, Besart Kadia, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, thotë se ai bëri një gabim të pafalshëm duke shkuar në “gjirin e anijes që po mbytet nga krimi dhe korrupsioni”.
Biberaj shkruan se me porosi të Ramës, Kadia sulmoi Partinë Demokratike, por kjo sipas tij, nuk e dëmton aspak këtë forcë politike dhe rrotacionin e madh që po vjen.
Reagimi i plotë:
Besart gabove rende qe shkove ne gjirizin e anijes qe po mbytet te krimit dhe te korrupsionit te tmerrshëm te Rilindjes! Mbaje mend edi Rama do te shtype dhe do te hedhe si limon i shtrydhur ne mes te kater rrugeve! Besart nuk je fitues i çmimit Nobel ne ekonomi por je nje nder ata qindra dhe mijëra te rinj te arsimuar ne Perëndim por qe PD dhe Basha te dhane nje mundesi te arte politike por ti me mosmirënjohje dhe mungese respekti edhe per vehtes perfundove ne prehrin e piset te Rames!
Te dashur miq,
Nje djale i mire, i mire-arsimuar dhe me tradite qytetarie shkodrane, beri nje gabim fatal, te pafalshem dhe te pandreqshem per karrieren e tij politike, duke i’u bashkengjitur anijes se krimit dhe te korrupsionit te rilindjes qe po fut uje nga te gjitha anet ne 5-mujorin e fundit te karrieres se Edi Rames dhe bandes se tij. E kam mik dhe e respektoj shume Besartin, por fatkeqesisht ai tregoi dobesi te theksuar karakteri, dinjiteti dhe intimidim inferior nga oferta djallezore e Edi Rames, i cili do ta shtype nga te gjitha anet Besartin dhe do ta hedhe si limon te shtrydhur ne mes te kater rrugeve, ashtu sic ka bere Edi gjate gjithe karrieres se tij politike me mosmirenjohjen e tij epike ndaj te gjithe promovuesve te tij si dhe shokeve dhe miqve te tij. Besart nuk kishe nevoje qe te tregoje gjithe kete mosmirenjohje dhe te sulmoje PD-ne me porosi dhe me pagese te Edi Rames. Besart sot ti mbylle me turp edhe karrieren tende politike, PD nuk e demton aspak perkundrazi e forcon, rrotacionin dhe ndryshimin e madh nuk e ndalon dot askush ne bote! Gjithsesi Besart suksese ne jete:)