Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme për seancën e padisë së bërë kundrejt kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Me kalimin e shqyrtimit të padisë penale për shpifje nga Gjykata e Tiranës në GJKKO, Basha ka refuzuar të pajtohet dhe gjyqi për kallëzimin penal për shpifje ndaj Veliaj ka vazhduar, pavarësisht vonesave të krijuara nga pala e paditur apo mungesa e trupës gjykuese. Pas ndryshimit të gjyqtares që kishte në dorë padinë penale të Bashës ndaj Veliaj, kreu i PD-së ka shkuar në seancë për të shmangur pezullimin e çështjes pas ndryshimit të gjyqtares, për të çuar kështu deri në fund përballjen me Erion Veliaj, të cilin e akuzon për shpifje.
Katër muaj më parë, Gjykata e Lartë njoftoi se GJKKO është kompetente për shqyrtimin e të gjitha akuzave penale të ngritura ndaj një zyrtarëve të lartë.