Ka pasur debate në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për çështjen e Emiljano Shullazit.
Burime për “News24”, kanë thënë se avokatët e të pandehurit kanë braktisur seancën. Nga ana tjetër, Gjykata ka reaguar për këtë rast dhe ka thënë se avokatët kryesisht nuk paraqiten në këtë proces.
Për shkak të refuzimit, gjykata ka dhënë urdhër për gjykim pa mbrojtës, për dy të pandehurit Blerim Shullazin dhe Gilman Dodanin.