Një TikToker ruse ngjan në mënyrë të frikshme si aktorja Scarlett Johansson. Megjithatë ky fakt nuk është edhe aq i këndshëm për të dhe ajo “dëshiron jetën e saj” pasi u ngatërrohet vazhdimisht me aktoren. Megjithatë, ajo ka 10.2 milionë ndjekës të TikTok dhe herë pas here disa prej tyre mashtrohen duke menduar se ajo është në të vërtetë aktorja e mirënjohur.
“Në rrjetet sociale, shpesh më falënderojnë për interpretimin e shkëlqyer në filmin ‘Black Widow’”, tha ajo për Caters. “Ndjekësit e mi gjithmonë pyesin nëse kam folur ndonjëherë me të apo nëse Scarlett e di nëse ekzistoj unë”, tha ajo, sipas Mirror.
Tani, për shkak të pamjes së saj, Ekaterina ka mundur të bëjë një karrierë si modele dhe u zhvendos nga vendlindja e saj Maykop në Moskë në fillim të këtij viti. Ajo së pari mësoi se ndante tipare të ngjashme me aktoren kur ishte në shkollë në moshën rreth 12 vjeç, kur disa shokë të klasës bënë komente për ngjashmërinë e saj të çuditshme.