Kryeministrja e parë grua e Suedisë, socialdemokratja Magdalena Andersson, ka dhënë dorëheqjen pas më pak se 12 orësh në detyrë kur koalicioni i saj u prish, duke e zhytur vendin në pasiguri politike.
Andersson tha se një vendim i Partisë së Gjelbër, partia e vogël në koalicion, për t’u dorëhequr e kishte detyruar atë të jepte dorëheqjen. Ajo shtoi se i kishte thënë kryetarit të parlamentit se shpresonte të emërohej sërish kryeministre si kryetarja e një qeverie njëpartiake.
Partia e Gjelbër tha se do të largohej nga qeveria pasi projektligji i buxhetit të koalicionit u refuzua nga parlamenti. “Ekziston një praktikë kushtetuese që një qeveri koalicioni duhet të japë dorëheqjen kur një parti tërhiqet,” u tha Andersson gazetarëve. “Unë nuk dua të drejtoj një qeveri legjitimiteti i së cilës do të vihet në dyshim.”