Një 46-vjeçar me iniciale R.T. në Peqin është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish gruas dhe i ka dëmtuar automjetin. Në momentin e arrestimit, ai ka kundërshtuar punonjësit e policisë.
“Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shezë, Peqin, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe i ka dëmtuar automjetin, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë”, njofton policia.