SIBERI – Zyratët rusë thanë ditën ne sotme se një ngjarje aksidentale në një minierë në Siberi ka lënë plagosur 45 persona, ndërsa të paktën gjashtë nga 49 të mbeturit nën tokë kanë vdekur.
Sipas DW, Ministria e Emergjencave tha se 237 minatorë ishin nxjerrë në sipërfaqe dhe se puna e shpëtimit në minierën e qymyrit Listvyazhnaya në pellgun Kuznetzk ishte duke vazhduar. Guvernatori i rajonit të Kemerovës, Sergei Tsivilev, raportoi gjashtë viktimat, të cilat shtohen me kalimin e çdo minute. Në një deklaratë, ai tha se katër nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Një tjetër burim tha më vonë se 10 persona ishin vrarë.
Të paktën 287 persona kanë qenë brenda minierës kur është përhapur zjarri,sipas kompanisë pronare të minierës, SDS-Ugol. Mendohet se shkaku i mundshëm i shpërthimit, i cili ka ndodhur në thellësi prej 250 metrash, ka qënë fakti se pluhuri i qymyrit mori flakë dhe tymi e mbushi shpejt minierën përmes sistemit të ventilimit.. Miniera ku ka ndodhur incidenti, është hapur më 2003.
Industria minerare e Rusisë ka rregullisht aksidente, kryesisht si rezultat i standardeve të dobëta të sigurisë dhe pajisjeve të vjetruara. Një aksident në vitin 2010 në minierën më të madhe ruse të qymyrit, minierën Raspadskaya në Siberi, vrau 91 persona dhe plagosi më shumë se 100.