SHKODËR– Është rënduar gjendja shëndetësore e Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, për shkak të koronavirusit.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai do të niset drejt Turqisë për mjekim të specializuar. Myftiu lajmin e trishtë se është prekur nga sëmundja vdekejprurëse e ka marrë para disa ditësh, ndërkohë i infektuar është edhe babi i tij, i cili po ashtu po kurohet në Turqi.
Nuk është i vetmi besimtar që është prekur nga sëmundja vdekjeprurëse pasi pozitiv me koronavirus kanë rezultuar edhe Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos i cili aktulisht ndodhet në Greqi, si dhe Imzot George Frendo. Ky i fundit ka arritur mbrëmjen e së enjtes në Itali, ku dhe po merr mjekim të