GJERMANI- Kancelarja gjermane Angela Merkel, , i ka bërë sërish thirrje presidentit rus Vladimir Putin të ndërhyjë për krizën e emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi. Mediat e huaja shkruajnë se Merkel deklaroi që emigrantët të kthehen sa më shpejt të jet e mundur në vendin e tyre.
“Ne kemi një interes që njerëzit në Bjellorusi të kujdesen në mënyrë humane. Ne kemi diskutuar gjithashtu situatën humanitare në anën polake të kufirit.” -tha Merkel ndërsa bisedimet filluan me kryeministrin polak Mateusz Morawieck.
Morawiecki bëri thirrje për më shumë sanksione ndaj Bjellorusisë nga Bashkimi Evropian, nëse kriza kufitare polako-bjellorusia përshkallëzohet më tej.
Në një konferencë të përbashkët shtypi me Merkelin në Berlin, Morawiecki tha: “Ne duhet të planifikojmë sanksione të mëtejshme, duke përfshirë tregtinë”.
BE-ja nga ana tjetër ka akuzuar liderin bjellorus Alexander Lukashenko se ka krijuar qëllimisht situatën, duke larguar njerëzit nga rajonet e krizës në Minsk dhe më pas i transporton ata në kufirin e BE-së.