SHBA– Futbollisti Cristiano Ronaldo është një nga sportistët idhull për shumë fëmijë në mbarë botën. Këngëtarja amerikane PINK, ka publikuar mbrëmë në orët e vona një mesazh, duke i kërkuar ndihmë Cristianos.
Ajo në këtë postim shkruan se dëshiron t’i bëjë të lumtur disa fëmijë, duke mos treguar shumë detaje, sipas të cilës ata s’duan asgjë tjetër vetëm fanellën e Cristiano Ronaldos për Krishtlindje.
Nuk ka vonuar shumë dhe ka reaguar CR7 duke thënë se është i gatshëm të ndihmojë dhe të dërgojë fanella të nënshkruara për të bërë të lumtur fëmijët për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.