Këngëtari i njohur, Bryan Adams ka rezultuar sërish pozitiv me COVID-19.
Përmes rrjetit të tij social , Bryan ka ndarë lajmin me fansat dhe ka publikuar një foto teksa bën testin në një dhomë.“Sapo arrita në Milano dhe dola pozitiv për herë të dytë brenda një muaji, për COVID-19”, ka shkruar këngëtari në postim.Adams i cili ka edhe karrierë si fotograf, ka bërë fotografitë për kalendarin Pirelli të vitit 2022, pasi paraprakisht ishte angazhuar për të kryer setin e fotografive për kalendarin e vitit 2021, i cili ishte anuluar për shkak të pandemisë.