GJIROKASTËR – Pasditen e djeshme ka filluar autopsia në trupin e Klea Muxhajt, 20-vjeçarja e cila humbi jetën një ditë më parë pas lindjes së foshnjes së saj.
Mjeku ligjor i cili kishte ardhur nga Tirana një ditë më parë, ka bërë autopsinë gjatë orëve të mbëmjes por ende nuk është zbuluar shkaku i vdekjes së saj.
Kampione të organeve jetike janë dërguar në Laboratorin e Kriminalistikës në kryeqytet për të analizuar shkencërisht shkakun e vërtetë të vdekjes.
Ndërkaq dje në mbrëmje oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë dëshmitë e vjehhrit, vjehrrës dhe bashkëshortit të 19-vjeçares si dhe të 3 mjekëve që kanë asistuar në operacion.
Deri më tani Prokuroria e Gjirokastrës nuk ka ngritur asnjë akuzë derisa pritet përgjigja shkencore e autopsisë.