Përmes një ceremonie të veçantë Tirana ngriti sot flamurin Kuq e Zi për të përkujtuar 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë në 28 Nëntor 1912 në Vlorë.
Ceremonia u zhvillua te Monumenti i Pavarësisë në Tiranë si dhe në sheshin “Skënderbej”, ku u vendosën kurora me lule. Kryebashkiaku Veliaj shkruan në “Twitter” se kjo është një ditë shumë e rëndësishme për shqiptarët.
“Ceremonia e ngritjes së flamurit në Sheshin Skënderbej, në 109-vjetorin e Pavarësisë!
Një ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët.
Kur bëhemi bashkë, gjithmonë ia dalim!
Ndërkohë qytetarë të shumtë iu bashkuan thirrjes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për vendosjen e flamurit Kuq e Zi në ballkonet e shtëpive.