VLORË – Moti i keq duket se ka sjellë probleme në disa zona të vendit dhe Orikumi në Vlorë ka pësuar ndërprerje të energjisë elektrike.
Problemet lidhen me luhatjet e tensionit dhe prej më shumë se 4 orësh zona e Radhimë-Orikum është pa energji elektrike.
E teksa faji për këtë i vendoset shirave dhe motit të keq, pronarët e bizneseve aty kryesisht restauranteve ankohen se kjo u shkakton shumë probleme pasi bien të ardhurat. Ata thonë se kanë turistë që kanë rezervuar por nuk u ofrojnë dot shërbim çka bën që ata të largohen të pakënaqur.